Punëtori Unifikimi Praktikes Gjyqësore, pjesa Penale
Më 07 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Punëtorinë me temë “Unifikimi Praktikes Gjyqësore, pjesa Penale”.
Trajnues të angazhuar në këtë punëtori janë: z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit, z. Xhevdet Abazi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, z. Vaton Durguti, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Ferit Osmani, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i kësaj punëtorie është unifkimi i praktikës gjyqësore në çështjet penale dhe ku fokusi i punëtorisë është në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve aktuale sa i përket praktikës gjyqësore.
Metodologjia e punëtorisë është diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.
Përfitues të kësaj punëtorie janë: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit.
Postuar më: 07-06-2023