Punëtoria për Vlerësimin e Nevojave Trajnuese për Programin Trajnues 2025
Më 25 Korrik 2024, Akademia e Drejtësisë është duke e zhvilluar diskutimin e përbashkët në mes Kryetarëve të Gjykatave dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive, përfshirë edhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial lidhur me nevojat trajnuese të gjyqtarëve dhe prokuorëve për Programin Trajnues për vitin 2025.
Përveç kyetarëve dhe kryeprokurorëve janë duke marrë pjesë edhe partnerët strategjik të AD-së: OPDAT, OSBE, Këshilli i Evropës, USAID, EULEX, GIZ, UNHCR/CRPK, dhe përfaqësues tjerë nga projektet tjera me donatorë.
Në punëtori janë duke u disktuar gjetjet/propozimet për programin nga mekanizmat për vlerësimin e nevojave trajnuese me theks nga strategjitë, anketat vlerësuese ( pyetësorët dhe formularët për vlerësim) si dhe nga raportet e ndryshme të monitorimit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.
Punëtoria po mbahet në Akademinë e Drejtësisë.
Postuar më: 25-07-2024