blog-post

Postuar më: 15-03-2023

Punëtoria: Qasja në dokumente publike të cilat i posedon policia dhe institucionet e drejtësisë

Më 15 Mars 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Agjencinë për Informim dhe Privatësi dhe EULEX në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar punëtorinë me temë “Qasja në dokumente publike të cilat i posedon policia dhe institucionet e drejtësisë ”.

Panelistë të angazhuar në këtë punëtori janë: Gzim Shala, Monitorues/Hulumtues, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Mexhide Demolli, Drejtore Ekzekutive, Lëvizja FOL dhe Blerta Iberdemaj, Zyrtare Ligjore dhe Monitoruese / Hulumtuese, BIRN.

Qëllimi i kësaj punëtorie është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur Kornizën Kushtetuese dhe ligjore për qasje në dokumente publike përfshirë Qasjen në dokumente publike në gjykata prokurori dhe polici.

Metodologjia e punëtorisë është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të kësaj punëtorie janë: Gjyqtarë, prokuror, bashkëpunëtorë profesional, zyrtar ligjor, Inspektorati policor, policia e Kosovës, përfaqësues nga Shoqëria civile, zyrtar për informim nga KGJK, gjykatat dhe prokuroritë, si dhe përfaqësues nga \instituti i Mjekësisë Ligjore.

Shpërndaje :