Referimi i lëndëve në procedurën e ndërmjetësimit-raste praktike, Procedura e aprovimit ose anulimit të marrëveshjeve të Ndërmjetësimit, Ndërmjetësimi i detyrueshëm
Më 05 Nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtësinë Komerciale/USAID, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Referimi i lëndëve në procedurën e ndërmjetësimit-raste praktike, Procedura e aprovimit ose anulimit të marrëveshjeve të Ndërmjetësimit, Ndërmjetësimi i detyrueshëm - (Regjioni Prizren – Gjakovë)”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është të ofrojë sqarimet e detajuara për procedurën e ndërmjetësimit që nga momenti i referimit të lëndës në ndërmjetësim, procedurën e aprovimit ose anulimit të marrëveshjeve të ndërmjetësimit si dhe sqarimi lidhur me ndërmjetësimin e detyrueshëm.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues: gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor si dhe ndërmjetësues.
Postuar më: 05-11-2024