blog-post

Postuar më: 03-07-2023

Roli i prokurorit - detyrimet publike dhe përgjegjësitë, praktikat në Britaninë e Madhe

Më 03-04 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me WBROLI organizuan trajnimin për bashkëpunëtorë profesional me temë “Roli i prokurorit - detyrimet publike dhe përgjegjësitë praktikat në Britaninë e Madhe”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Mark Fenhalls, Prokuror hetues në Londër.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me hetimet, mbledhjen e provave si dhe përpilimin e aktakuzës.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: bashkëpunëtor profesional nga Prokuroria Speciale e Kosovës si dhe bashkëpunëtor profesional nga departamenti special në Gjykatën Themelore ne Prishtinë.

Shpërndaje :