Sekuestrimi dhe Konfiskimi
Më 12 maj 2023, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë: "Sekuestrimi dhe Konfiskimi" - Regjioni Prishtinë dhe Mitrovicë.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Shqipdon Fazliu, prokuror në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me ndryshimet e Kodeve të reja dhe atyre të vjetra sa i përket dispozitave të konfiskimit.
Metodoligjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli Themelor.
Postuar më: 12-05-2023