blog-post

Postuar më: 18-07-2024

Shpallje publike për zgjedhjen e trajnuesve të përkohshëm në Akademinë e Drejtësisë

Këshilli Drejtues i Akademisë së Drejtësisë në takimin e datës 12 korrik 2024 në pajtim me nenin 6 të rregullores nr. 01/2023 për plotesim dhe ndryshimin e Rregullores nr.02/2019 për trajnuesit dhe mentorët e Akademisë së Drejtësisë vendosi të hapë konkurs të ri për përditësimin e listës së trajnuesve me qëllim përmbushjen e nevojave të zbatimit të Programeve trajnuese të AD-së.

Prandaj, bazuar në nenin 24 paragrafi 7 të Ligjit Nr. 05/L-95 për Akademinë e Drejtësisë, dhe në bazë të nenit 8 dhe 9 të rregullores Nr.02/2019 për Trajnuesit dhe mentorët dhe nenit 5 dhe 6 të rregullores Nr. 01/2023 për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores nr. 02/2019 për trajnues dhe mentor e Akademisë së Drejtësisë, me qëllim të plotësimit të listës së trajnuesve dhe përzgjedhjes së trajnuesve të rinj të përkohshëm, me datë 18.07.2024 njofton për:

Shpallje publike për zgjedhjen e trajnuesve të përkohshëm në Akademinë e Drejtësisë

Nëpërmjet kësaj shpallje Akademia e Drejtësisë synon krijimin e një qasje të barabartë për të gjithë të interesuarit, me theks për gjyqtarët, prokurorët si dhe profesionistët e tjerë ligjor që të aplikojnë për angazhim e tyre në cilësi të trajnuesit në Akademinë e Drejtësisë. Qëllimi kryesor i këtij procesi është ndërtimi i një kuadri të trajnueseve për fushatë e së drejtës, për zhvillimin dhe zbatimin e programeve trajnuese të Akademisë së Drejtësisë, si dhe për të vazhduar me një sistem të hapur dhe konkurrues të përzgjedhjes së trajnuesve konform me dispozitat ligjore në fuqi.

Lista e Dokumenteve
Shpallje publike për zgjedhjen e trajnuesve të përkohshëm në Akademinë e Drejtësisë - Shkarko
Formular Aplikimi për Trajnues të Përkohshëm të Akademisë së Drejtësis - Shkarko
Emërtimi i modulit/temës, koncept i shkurtër i problemeve praktike rreth modulit/temës - Shkarko
Formati i CV - Shkarko

Shpërndaje :