Ky udhëzues ka për qëllim që t’iu shërbejë gjykatave, organeve administrative, avokatëve, si dhe juristëve dhe njohësve të kësaj natyre në përgjithësi por edhe studentëve në Universitet. Përmes këtij udhëzuesi sqarohet nocioni dhe kuptimi i Konfliktit Administrativ, e gjithë procedura gjyqësore në gjykatë e cila fillon me padi, e që gjatë zhvillimit të kësaj procedure lindin lloje të ndryshme të veprimeve procedurale e të cilat veprime duhet të vendosen me një vendim gjyqësorë e me procesverbale të seancave gjyqësore e deri te marrja e vendimit përfundimtar, çoftë ai Aktvendim apo Aktgjykim.
Kalkulatori është i bazuar në Udhëzuesin për caktimin e gjobës miratuar nga Gjykata Supreme në shkurt 2020. Kalkulatori nuk është mjet vendimmarrës por shërben vetëm për të lehtësuar përcaktimin e gjobës me efekt të njëjtë ndëshkues te kryesve pa dallim, duke qenë se gjoba përshtatet sipas llojit të veprës dhe gjendjes finaniare të tyre.