Praktikat gjyqësore në vend dhe Evropë në fushën e shtetësisë dhe rreziku nga pa-shtetësia
Fusha : Administrative
Përshkrimi :
- Cështjet aktuale të pashtetësisë dhe zhvillimet në doktrinën ligjore ndërkombëtare;
- Zbatimi i dispozitave ligjore në fuqi për shtetësinë në Republikën e Kosovës;
- Mënyrat e fitimit të shtetësisë;
- Mënyrat e humbjes së shtetësisë;
- Raste nga praktika gjyqësore në vend, rajon dhe Evropë.
Objektivat :
- Të njihen me parimet dhe politikat në lidhje me mbrojtjen e personave të pa shtetësi;
- Të avancojnë njohuritë e tyre në zhvillimin dhe zbatimin e legjislacionit vendor në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të personave pa shtetësi.
- Të njihen me çështjet aktuale të pashtetësisë në Kosovë;
- Të zbërthejnë mënyrat fitimit të shtetësisë sipas LSHK;
- Të interpretojnë dhe zbatojnë drejtë dispozitat e LSHK me rastin e vendosjes në çështjet për shtetësinë.
Vendi i mbajtjes :
Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë
Trajnues:
09/09/2025