Shkëputja e Kontratës dhe Efektet e Shkëputjes
Fusha : Ekonomike
Përshkrimi :
- Karakteristikat e kontratave në ekonomi dhe detyrimet kontraktuese;
- Mos përmbushja e plotë dhe mos përmbushja e pjesshme e kontratës;
- Kushtet specifike të kontraktuara në rast të mos përmbushjes së kontratës;
- Të drejtat e palëve në rast të mos përmbushjes së kontratës;
- Pasojat juridike në rast të shkëputjes së kontratës;
- Pasojat juridike në rast të nulitetit të dispozitave kontraktuese;
- Llojet e kompensimit për shkak të mos përmbushjes së kontratave në ekonomi;
- Mënyra e llogaritjes së lartësisë së kompensimit;
- Procedurat ligjore në mbrojtjen e të drejtave të palëve afariste, në kontestet që rrjedhin nga mos përmbushja e këtyre kontratave;
- Mënyrat dhe kriteret e vlerësimit të elementeve specifike në rastet të pretendimeve për mos përmbushje apo kontestimin e vlefshmërisë së këtyre kontratave.
Objektivat :
- Rritja e ekspertizës profesionale të gjyqtarëve në sferën kontraktuale;
- Pasojë juridike për palët kontraktuese në rastet e mos përmbushjes së kontratës, shkëputjes së kontratës dhe nulimin e dispozitave kontraktuese;
- Specifikat e shkëputjes, klauzolat e posaçme dhe karakteristikat tjera;
- Krijimi i praktikës gjyqësore në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe Evropiane;
- Aplikimi në praktikë i përvojave dhe praktikave me të mira të shteteve në rajon;
- Aplikimi i instrumenteve ndërkombëtare që rregullojnë këtë sferë.
Vendi i mbajtjes :
Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë
Trajnues:
24/06/2026
