Intervistimi i palëve, qasja ndaj viktimave dhe dëshmitarëve okular, gjetja e provave, përgatitja e palëve në procedurë për paraqitje para gjykatës
Fusha : Penale
Përshkrimi :
- Bazat ligjore dhe parimet e intervistimit dhe marrjes në pyetje të palëve në procedurë penale;
- Marrëveshja me dëshmitarët bashkëpunues, përfitimet ligjore dhe procedurale;
- Trajtimi, menaxhimi i dëshmitarëve bashkëpunues, zvogëlimi i dënimit për dëshmitarët bashkëpunues;
- Mbledhja dhe sigurimi i provave;
- Qasja ndaj viktimave dhe dëshmitarëve okular;
- Teknikat dhe metodat e intervistimit dhe marrjes në pyetje të palëve;
- Përgatitja e dëshmitareve për gjykim.
Objektivat :
- Të kuptoj parimet ligjore dhe etike të intervistimit të palëve dhe dëshmitarëve në procedurë penale;
- Të zbatoj teknika praktike të intervistimit apo marrjes në pyetje për të siguruar dëshmi të qarta dhe të pranueshme;
- Të aplikoj qasje të sigurt ndaj viktimave të krimit;
- Të identifikojë dhe mbledh provat materiale në pajtim me legjislacionin në fuqi;
- Të vlerësoj besueshmërinë e dëshmitarëve dhe të menaxhoj kontradiktat gjatë shqyrtimit gjyqësor.
Vendi i mbajtjes :
Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë
Trajnues:
23/06/2026
