Moduli: Procedurat alternative, sesioni III-Kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme

Fusha : Penale

Përshkrimi :

Kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme paraqet përjashtim nga parimi i legalitetit. Sipas kësaj dispozite prokurori i shtetit, ndonëse ekzistojnë kushtet ligjore për ndjekje të çështjes penale konkrete, ka mundësi mos të fillojë ndjekjen penale ose mund të heq dorë (tërhiqet) nga ndjekja e filluar. Prokurori i shtetit mund të mos e fillojë ndjekjen ose të heqë dorë nga ndjekja në dy raste:  a) kur kemi të bëjmë me vepër penale për të cilën bazuar në Kodin penal gjykata mund ta lirojë nga dënimi kryerësin e veprës penale (nenet 77, 78, 29, 30, 34, parag. 2 të KP -së), ndërsa prokurori i shtetit çmon se, duke i pasur parasysh rrethanat (lehtësuese) e çështjes, gjykimi pa sanksion nuk është i nevojshëm. b) kur kryerësi i veprës penale për të cilën parashihet dënimi me gjobë ose me burgim deri në një vit i plotëson kushtet vijuese: - sinqerisht pendohet për veprën e kryer, - ndërmerr masa me të cilat ndalon pasojat e dëmshme ose - kompenzon dëmin e shkaktuar, ndërsa prokurori i shtetit çmon se në rastin e tillë sanksioni penal nuk do të ishte i arsyeshëm.

Objektivat :

·         zbërthejnë nocionin kur ndjekja NUK është e detyrueshme”;

·         zbatojnë në praktikë këtë institut;

·         njohin përparësitë dhe mangësitë e këtij instituti;

·         kuptojnë mirë rastet kur ndjekja nuk është e detyrueshme.

Vendi i mbajtjes :

Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë

Trajnues:

  • Kujtim Munishi

04/07/2024