Moduli: Procedurat alternative, sesioni IV-Negocimi i marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë
Fusha : Penale
Përshkrimi :
Marrëveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë arrihet ekskluzivisht nëpërmjet negocimit të prokurorit të shtetit në një anë dhe të akuzuarit dhe mbrojtësit në anën tjetër. Kjo do të thotë se gjykata, ngjashëm me procedurën penale anglosaksone nuk merr pjesë gjatë negocimit për arritjen e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë.
Objektivat :
· zbërthejnë nocionin e institutit të Marrëveshjes për pranimin e fajësisë;
· zbatojnë Marrëveshjen për pranimin e fajësisë sa më shumë të jetë e mundur;
· njohin përparësitë dhe mangësitë e Marrëveshjes për pranimin e fajësisë;
· avancojnë Marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
· zbatojnë me përpikëri të gjitha dispozitat e nenit 230 të KPP-së
Vendi i mbajtjes :
Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë
Trajnues:
- Kujtim Munishi
05/07/2024