Strategjia e hetimit, masat e veçanta hetimore
Më 07 nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Strategjia e hetimit, masat e veçanta hetimore”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe z. Dren Paca, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me dispozitat ligjore, të cilat e rregullojnë çështjen e hetimit, pezullimit, pushimit dhe rifillimit të hetimit, si dhe institutin e masave të veçanta hetimore gjatë procedurës penale në fazën e hetimeve.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive, përfshirë prezantimin e rasteve praktike.
Përfitues: Gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtar nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Postuar më: 07-11-2024