blog-post

Postuar më: 23-07-2024

𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐑𝐢𝐬𝐡𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐓𝐫𝐚𝐣𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐅𝐢𝐥𝐥𝐞𝐬𝐭𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐞𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐗𝐈𝐈 𝐭𝐞̈ 𝐆𝐣𝐲𝐪𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐚𝐩𝐨 𝐄𝐦𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐫 (𝟐𝟎𝟐𝟒/𝟐𝟎𝟐𝟓)

Akademia e Drejtësisë është duke realizuar takimin e përbashkët me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, kryetarë të gjykatave, trajnues dhe gjyqtarë të sapo emëruar të gjeneratës së XI që janë duke ndjekur aktualisht trajnimin fillestar në Akademi të Drejtësisë.

Ky takim ka për qëllim rishikimin e Programit të Trajnimit Fillestar për gjeneratën e XII të gjyqtarëve që pritet të fillojnë trajnimin fillestar në mesin e muajit shtator.

Gjatë këtij takimi është duke u diskutuar përmbajtja dhe metodologjia e trajnimit në këtë program që të adresohen të gjitha problematikat e identifikuara, në pajtim me kërkesën e KGJK-së.

Shpërndaje :