blog-post

Postuar më: 19-10-2023

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Më 19 tetor 2023, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit z. Vaton Durguti, Udhëheqës i Departamentit Special në Gjykatën e Apelit.

Sipas rendit të ditës të përcaktuar për këtë takim, fillimisht anëtarët e KD-së miratuan procesverbalin e takimit të kaluar të KD-së dhe më pas vazhduan me shqyrtimin e pikave të radhës. Me ketë rast, Këshillit Drejtues shqyrtoi dhe miratoi Doracakun për Trajnues, i cili ka për qëllim të shërbejë si mjet ndihmës për trajnuesit e ardhshëm dhe të tanishëm të Akademisë, stafin e Akademisë dhe palët e tjera të interesuara.

Në këtë takim të Këshillit Drejtues të AD-së, u miratuan edhe kriteret për kompensimin e trajnuesve, propozimi për shpalljen publike për rekrutimin e trajnuesve të përkohshëm të AD-së, si dhe propozimi për shpalljen publike për zgjedhjen e një anëtari të ri të Këshillit Programor të Akademisë së Drejtësisë. Ndërsa, është refuzuar kërkesa e prokurorëve të sapoemëruar (gjenerata X) për reduktimin e detyrave nga trajnuesit pas përfundimit të sesioneve trajnuese.

Shpërndaje :