blog-post

Postuar më: 19-07-2023

Takimi me Donatorët e Akademisë së Drejtësisë

Më 19 korrik 2023 në kuadër të Akademisë së Drejtësisë është realizuar takimi i përbashkët me donatorët.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me arritjet dhe sfidat e Akademisë së Drejtësisë në periudhën janar-korrik 2023 me theks të veçantë në trajnimet e vazhdueshme, program ky që në një pjesë të konsiderueshme gëzon mbështetjen nga donatorët si dhe nevojat për mbështetje edhe për gjysmën dytë të këtij viti duke përfshirë edhe për vitin 2024.

Me rastin e këtij takimi si fillim nga Drejtori i Akademisë u shpreh mirënjohja dhe falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme të Akademisë nga donatorët dhe projektet dhe në vijim prezantoi zhvillimet sa i përket programeve trajnuese dhe aktiviteteve të realizuara në periudhën janar - korrik 2023. Vëmendje e veçantë i është kushtuar mungesës së buxhetit të AD-së në raport me kërkesat dhe nevojat për trajnime.

Në vazhdim të takimit u diskutua për trajnimet e planifikuara për pjesën e dytë të vitit 2023 konkretisht për periudhën shtator-dhjetor 2023 dhe kordinimi me donatorët për mbështetjen e këtyre aktiviteteve.

Të gjithë partnerët e AD-së të pranishëm në këtë takim rikonfirmuan mbështetjen e Akademisë me ekspertizë, në trajnime për ngritje të shkathtësive trajnuese, në fushën e të drejtave të njeriut dhe në trajnime tjera që janë rezultat i kërkesave dhe nevojave të Akademisë së Drejtësisë.

Në fund të takimit përfaqesuesit e donatorëve të Akademise u zotuan për mbeshtetjen e Akademise edhe në të ardhmen per realizimin e aktiviteteve në permbushje të mandatit te saj ligjor.

Shpërndaje :