blog-post

Postuar më: 06-11-2024

Thirrje për Pjesëmarrje Burime Online për Profesionistët Ligjor nga Kosova

Akademia e së Drejtës Evropiane (ERA) në bashkëpunim dhe përmes Akademisë së Drejtësisë, fton të gjithë të interesuarit nga komuniteti i profesionistëve ligjor që të përdorin burimet dhe informacione tjera relevante të publikuara në web-faqen e ERAs .

ERA është themeluar për qëllime të zbatimit të së Drejtës Evropiane nga individët dhe autoritetet e Shteteteve Anëtare të BE-së dhe në shtetet e tjera evropiane të interesuara për bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian, si dhe të fitojnë njohuri më të gjera për të Drejtën Evropiane, dhe zbatimin e tij, si dhe mundësinë e shkëmbimit reciprok dhe gjithëpërfshirës të përvojave.

ERA ofron kurse e-mësimi, podkaste dhe raste studimi mbi tema të ndryshme të së Drejtës së BE-së, të zhvilluara në bashkëpunim me institucionet më të njohura në Evropë me mbështetje nga Komisioni Evropian të cilat janë pa pagesë.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e njohurive ligjore dhe praktikës juridike të institucioneve evropiane.

Shih linkun për më shumë info:

Linku: https://resources.era.int/

  • gallery

Shpërndaje :