blog-post

Postuar më: 19-11-2024

Trafikimi i qenieve njerëzore dhe skllavëria moderne Mentorim për Bashkëpunëtor Profesional

Më 19-20 Nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI) i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Madhe dhe Ambasada e Mbretërisë së Madhe në Prishtine, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin për bashkëpunëtorë profesional me temë “Trafikimi i qenieve njerëzore dhe skllavëria moderne”.

Trajnuese e angazhuar në këtë trajnim është: znj. Sasha Queffurus, avokate e specializuar në fushën e drejtësisë penale.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në rastet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe skllavërisë moderne.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike, si dhe luajtjen e rroleve në seancat e mentorimit.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorët profesional nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

  • gallery

Shpërndaje :