Trajnim i avancuar për parandalimin e Dhunës në Familje - Konventa e Stambollit
Më 20 Mars 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Organizatën Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal – CLARD dhe IKD, janë duke realizuar trajnimin me temë “Trajnim i avancuar për parandalimin e Dhunës në Familje - Konventa e Stambollit”.
Trajnuese e angazhuar në këtë trajnim është: Prof. Dr. Iliriana Islami, profesoreshë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen lidhur me Konventën e Stambollit si mjet i rëndësishëm për luftimin e sfidave dhe zbatimin e praktikave të mira.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Avokatë nga gjitha regjionet e Kosovës, Zyrtarë për Mbrojtjen e Viktimave si dhe Polic.
Ky aktivitet implementohet nga CLARD në partneritet me Institutin e Kosovë për Drejtësi IKD dhe në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë Departamentit të Shtetit Amerikan Byrosë së Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit INL.
Postuar më: 20-03-2023