blog-post

Postuar më: 19-05-2023

Trajnim i avancuar për parandalimin e Dhunës në Familje - Konventa e Stambollit

Më 19 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Organizatën Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal – CLARD dhe IKD, janë duke realizuar trajnimin me temë “Trajnim i avancuar për parandalimin e Dhunës në Familje - Konventa e Stambollit”.

Trajnuese e angazhuar në këtë trajnim është: Prof. Dr. Iliriana Islami, profesoreshë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen lidhur me Konventën e Stambollit si mjet i rëndësishëm për luftimin e sfidave dhe zbatimin e praktikave të mira.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Avokatë nga gjitha regjionet e Kosovës.

Ky aktivitet implementohet nga CLARD në partneritet me Institutin e Kosovë për Drejtësi IKD dhe në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë Departamentit të Shtetit Amerikan Byrosë së Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit INL.

Shpërndaje :