blog-post

Postuar më: 07-11-2024

Trajnim i trajnuesve sipas metodologjisë së Doracakut për Trajnues të Akademisë së Drejtësisë

Më 7 dhe 8 nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, programi OPDAT, është duke realizuar një Trajnim për Trajnues sipas metodologjisë së Doracakut për Trajnues të Akademisë së Drejtësisë.

Trajnimi ka si qëllim kryesor përmirësimin e aftësive të trajnuesve në fushën e projektimit dhe realizimit të trajnimeve efektive, duke u fokusuar në disa aspekte kyçe, si:

• Projektimin e trajnimeve ku trajnuesit do të njihen me metodat e projektimit të trajnimeve, duke marrë në konsideratë nevojat specifike të audiencës dhe sfidat që mund të paraqiten gjatë zhvillimit të tyre; • Angazhimin e pjesëmarrësve, dhe teknikat për angazhim aktiv të pjesëmarrësve një, tjetër metodë kjo po aq e rëndësishme e cila përfshinë përdorimin e metodave efektive të lehtësimit të diskutimeve, • Rëndësinë e vlerësimit të trajnimeve dhe aftësive për dhënien e kritikave konstruktive, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të procesit mësimor.

Një pjesë tjetër e rëndësishme e trajnimit është edhe mundësia që pjesëmarrësit të zhvillojnë aftësitë e tyre përmes prezantimeve dhe të marrin reagime konstruktive nga instruktorët dhe kolegët, të cilat ndihmojnë forcimin e aftësive praktike dhe përmirësimin e performancës.

Ky trajnim i organizuar nga Akademia e Drejtësisë është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve të trajnuesve të sistemit të drejtësisë, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së trajnimeve dhe rritjen e efikasitetit të tyre.

  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :