blog-post

Postuar më: 10-05-2023

Trajnim mbi Lidershipin dhe Menaxhmentin e Gjykatës Komerciale

Më 10 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me programin e USAID, Drejtësia Komerciale, janë duke realizuar trajnimin mbi Lidershipin dhe Menaxhmentin.

Qëllimi i trajnimit është forcimi dhe avancimi i njohurive të menaxhmentit të Gjykatës Komerciale. Gjatë trajnimit janë duke u trajtuar tipet e lidershipit, bashkëpunimit i menaxhmentit brenda gjykatës, pavarësia dhe llogaridhënia.

Metodolgjia e zbatimit të trajnimit është e kombinuar përfshire diskutimet interaktive si dhe përdorimin e rasteve nga praktika.

Trajnuesit e angazhur janë znj. Zlaty Mihailova dhe z. Jim Haines, Ekspert të angazhuar nga Programi i USAID.

Përfitues të trajnimit janë menaxhmeti i Gjykatës Komerciale duke përfshirë Kryetarin e Gjykatës, Administratorin, Kreu i Njësisë Ligjore të Gjykatës Komerciale si dhe përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :