blog-post

Postuar më: 20-11-2024

Trajnim për institucionet ligj zbatuese rreth abuzimit ndaj kafshëve dhe ndërlidhjes me dhunën në familje

Më 20 Nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Fondacionin për të Drejtat e Kafshëve, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Trajnim për institucionet ligj zbatuese rreth abuzimit ndaj kafshëve dhe ndërlidhjes me dhunën në familje”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Mark Randell, ekspert nga Britania e Madhe.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në hetimin dhe ndjekjen penale efektive të krimeve kundër kafshëve.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, Prokurorë, Bashkëpunëtorë Profesional, Hetues nga Policia e Kosovës, Mjek Veterinar dhe Zyrtarë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Shpërndaje :