blog-post

Postuar më: 20-06-2023

Trajnim për praktikën gjyqësore në çështje administrative

Më 20 - 21 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin e përbashkët me Shkollën e Magjistraturës “Trajnim për praktikën gjyqësore në çështje administrative”.

Me një fjalë hyrëse trajnimin e filloi Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu, i cili theksoi rëndësinë e këtij trajnimi të përbashkët e më pas duke i falënderuar Drejtorin dhe gjyqtarët nga Shkollës e Magjistraturës për bashkëpunimin ndërinstitucional.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Elvana Çiçolli, gjyqtare në Gjykatën Administrative Shkalla e Parë – Eksperte nga Shkolla e Magjistraturës, znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Kosovë dhe z. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë.

Trajnimi ka për synim trajtimin e çështjeve aktuale nga praktika gjyqësore qoftë materiale ashtu edhe procedurale për harmonizimin dhe unifikimin e mendimeve që ka të bëjnë me lëndë nga gjyqësia administrative. Vëmendje të veçantë do ti kushtohet dilemave ose paqartësive gjatë procedurës të cilat po ndikojnë në zgjidhje të ndryshme ligjore për çështjen e njëjtë.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata Komerciale, gjyqtarë nga Gjykatat Themelore, gjyqtarë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë nga Shkolla e Magjistraturës, zyrtar nga Agjensioni për Ndihmë Juridike Falas si dhe Avokatë Shtetëror.

Shpërndaje :