Trajnim për praktikën gjyqësore në çështje nga Procedura Përmbarimore
Më 23-24 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me GIZ, janë duke realizuar trajnimin me temë “Trajnim për praktikën gjyqësore në çështje nga Procedura Përmbarimore”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Kujtim Pasuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me diskutimin e rasteve praktike, diskutimi i vështirësive me të cilat ballafaqohen gjyqtarët gjatë procedimit të lëndëve të natyrës përmbarimore, duke qartësuar dilemat, për zhvillimin e një praktike të mirëfilltë dhe unike gjyqësore.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatës së Apelit dhe Gjykatave Themelore si dhe zyrtarë nga agjencia për ndihmë juridike falas.
Postuar më: 23-05-2023