Trajnim për praktikën gjyqësore në çështje pronësore
Më 12 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Trajnim për praktikën gjyqësore në çështje pronësore”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, z. Shukri Sylejmani, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin e dispozitave materiale në fushën e të drejtës pronësore.
Metodologjia e trajnimit është diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës dhe Gjyqtar nga Gjykatat Themelore.
Postuar më: 12-04-2023