blog-post

Postuar më: 08-06-2023

Trajnim për praktikën gjyqësore për mbrojtjen gjyqësore në kontestet e punës, sipas Ligjit të Punës

Më 08 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Trajnim për praktikën gjyqësore për mbrojtjen gjyqësore në kontestet e punës, sipas Ligjit të Punës”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Kujtim Pasuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me trajtimin dhe adresimin e sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga fusha e së drejtës së punës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata Supreme, gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, gjyqtarë nga Gjykatat Themelore si dhe avokatë shtetërorë

Shpërndaje :