blog-post

Postuar më: 22-11-2024

Trajnimet e avancuara për Ndërmjetësues

Më 22 deri më 24 Nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, respektivisht Odën e Ndërmjetësuesve dhe INL/FMCS, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, janë duke realizuar trajnimet e avancuara për ndërmjetësues.

Trajnues të angazhuar gjatë këtyre tre ditëve do të jenë: z. Adnan Konushevci, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, z. Gzim Shala, Hulumtues i Lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme, znj. Njomëza Zejnullahu Ahmeti, avokate, z. Faton Ademi Gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe znj. Hasie Abudullahu- Hajdini - Udhëheqëse e Komponentës 2- Projekti për Drejtësi Komerciale USAID.

Qëllimi i këtyre trajnimeve është që ndërmjetësuesve të licencuar të ju ofrohen njohuri të avancuara dhe rifreskuese rreth procedurës së ndërmjetësimit, në fushën familjare, penale komerciale dhe pronësore.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike. Përfitues të këtyre trajnimeve janë ndërmjetësuesit e licencuar në Republikën e Kosovës

  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :