Tryezë - Sfidat në identifikim/hetim të trafikimit me njerëz në mesin e fëmijëve në situatë e rrugë
Më 22 Shtator 2023, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Këshillin e Evropës - Projekti Forcimi i veprimeve anti-trafikim, janë duke realizuar “Tryezën - Sfidat në identifikim/hetim të trafikimit me njerëz në mesin e fëmijëve në situatë e rruge”.
Trajnues i angazhuar në këtë tryezë është: z. Riza Murati, ekspert nga Këshilli i Evropës.
Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me identifikimin proaktiv të fëmijëve në situatë rruge dhe të përfshirë në lypje.
Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të kësaj tryeze janë: prokurorët/koordinatorët në fushën e trafikimit me qenie njerëzore, mbrojtës të viktimave si dhe zyrtar policor.
Postuar më: 22-09-2023