Vizitë studimore e gjyqtarëve të Republikës së Kosovës në Trier dhe Koblenz të Gjermanisë
Nga data 19-24 shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të IRZ-së është duke realizuar një vizitë studimore në Akademia Gjermane të Drejtësisë për gjyqtarët e gjeneratës së tetë në trajnimin fillestar.
Pjesë e kësaj vizite janë z. Vaton Durguti, Kryesues i Këshilli Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Albert Zogaj, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe znj. Mejreme Mema, u.d. Kryetare e Gjykatës Supreme.
Qëllimi i kësaj vizite është mundësimi i vëzhgimit praktik të metodave të punës në gjykatat gjermane, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe fuqizimi i kontakteve ndërmjet institucioneve të dy vendeve.
Në kuadër të kësaj vizite pjesëmarrësit do të kenë mundësinë e njohjes me rregullimin e sistemit gjyqësor në Gjermani dhe veçanërisht për drejtësinë penale, civile, familjare, çështjet etike, çështjet tregtare si dhe për mundësinë e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve në Gjermani.
Gjyqtarët në ditët në vijim do të kenë mundësinë të vizitojnë Gjykatën e shkallës së parë në Trier dhe Gjykatën e Apelit në qytetin Koblenz të Gjermanisë e gjithashtu për të parë së afërmi organizimin dhe funksionimin e tyre dhe pjesëmarrje të një seance gjyqësore.
Pjesëmarrës në këtë vizitë janë 19 gjyqtarë si dhe 2 zyrtarë nga Akademia e Drejtësisë.
Vizita studimore është mundësuar për gjyqtarët e gjeneratës së VIII që kanë përfunduar trajnimin fillestarë në Akademi të Drejtësisë gjatë vitit 2021-2022.
Postuar më: 20-02-2023