blog-post

Postuar më: 28-03-2023

Vlerësimi i Rrezikshmërisë në Rastet e Dhunës në Familje

Më 27 Mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me OPDAT kanë realizuar trajnimin me temë “Vlerësimi i Rrezikshmërisë në Rastet e Dhunës në Familje”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin: znj. Shenaj Berisha, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, z. John Hanley, Këshilltar Rezident Ligjor , Ambasada Amerikane dhe znj. Eliza Thana në Ambasadën Amerikane.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me dhunën në familje kushtet e caktimit të paraburgimit, viktima e ndjeshme, trajtimi i viktimave, komunikimi ndër-institucional, mbrojtja e viktimës, faktorët lehtësues dhe rëndues dhe indikatorët e rrezikut në rastet e dhunës në familje.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Zyrtar nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave dhe zyrtar Policor.

Shpërndaje :