Zbatimi i Ligjit më të favorshëm, Shkaqet e Përjashtimit të Kundërligjshmërisë, Pjesa e Posaçme e së Drejtës Penale si dhe Veprat Penale kundër integritetit Seksual
Më 03 Tetor 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor temë “Zbatimi i Ligjit më të favorshëm, Shkaqet e Përjashtimit të Kundërligjshmërisë, Pjesa e Posaçme e së Drejtës Penale si dhe Veprat Penale kundër integritetit Seksual”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Avni mehmeti, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovic si dhe z. Atdhe Dema, prokuror në Prokurorinë Speciale Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Parimet e përgjithshme të zbatimin e Ligjit më të favorshëm, shkaqet e përjashtimit të kundërligjshmërisë, veprat penale kundër jetës dhe trupit si dhe veprat penale kundër integritetit seksual.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.
Postuar më: 04-10-2023