blog-post

Postuar më: 22-07-2024

Zhvillimi i shkathtësive gjyqësore

Më 22, 23, 24 korrik, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë, është duke e zhvilluar modulin trajnues: “Zhvillimi i shkathtësive gjyqësore”, me trajnues: znj. Laura Pula, Prokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, zv. Kryeprokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Në kuadër të realizimit të këtij moduli gjatë sesionit të parë janë duke u trajtuar marrja në pyetje në mënyrë të drejtpërdrejte dhe diskutim lidhur me faktet në favor dhe faktet në disfavor, marrja në pyetje në mënyrë të tërthorët dhe me anë të ushtrimeve janë duke u zbatuar teknikat e marrjes së tërthortë në pyetje.

Realizmi i zhvillimit vazhdon ditën e dytë me fjalën hyrëse dhe bëhet demonstrimi i shkathtësive të vënies në dyshim dhe rimarrjes në pyetje për secilin gjyqtar.

Ndërsa në ditën e tretë vazhdon me fjalën përfundimtare, dallimi në mes fjalës hyrëse dhe përfundimtare, prezantimi i provave në shqyrtimin gjyqësor dhe vazhdon me – demonstrimin e rimarrjes në pyetje përmes video kritikës, dhe komente përfundimtare nga trajnuesit.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :