Arsyetimi i Vendimeve Gjyqësore
Më 17 Shtator 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës – Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë: “Arsyetimi i Vendimeve Gjyqësore”.
Trajnues të angazhuar: z. Agim Maliqi dhe z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me arsyetimit ligjor si dhe ngritjen e shkathtësive analitike me rastin e arsyetimit të vendimeve gjyqësore.
Gjatë trajnimit u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit, trajtimi teorik i elementeve të shkrimit, mënyrës së formularit të akteve ligjore, interpretimit të akteve, analizës së fakteve, i hartimit të akteve kryesore procedurale.
Diskutim teorik lidhur me dispozitat ligjore procedurale që i referohen kërkesave ligjore për shkrimin e akteve ligjor. Demonstrim praktik i mënyrës së arsyetimit dhe shkrimit ligjor. Diskutim teorik dhe praktik për metodat e analizës ligjore në rastet konkrete. Prezantim i rasteve civile dhe penale dhe diskutime për mënyrën e vendosjes së supozuar meritore për rastet konkrete.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha nivelet.

Postuar më: 17-09-2026