Arsyetimi i vendimeve Gjyqësore, Mjetet Juridike dhe Parimi Reformatio in Peius
Më 29 tetor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Këshilli i Evropës – Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, janë duke realizuar trajnimin me temë: “Arsyetimi i vendimeve Gjyqësore, Mjetet Juridike dhe Parimi Reformatio in Peius”. Trajnues të angazhuar janë: z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën Supreme. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me standardet e arsyetimit të vendimeve gjyqësore, zbatimin efektiv të mjeteve juridike dhe respektimin e parimit Reformatio in Peius, në përputhje me legjislacionin vendor dhe standardet e GJEDNJ-së, me synim rritjen e cilësisë së vendimeve gjyqësore dhe garantimin e një gjykimi të drejtë. Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike. Përfitues janë: gjyqtarët e nivelit themelore dhe prokurorë nga apeli si dhe niveli themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës, përfaqësues nga Dogana e Kosovës.

Postuar më: 29-10-2026