blog-post

Postuar më: 15-10-2025

Diskriminimi, me fokus tek antigjipsizmi

Me datë 15 tetor 2025, Akademia e Drejtësisë ne bashkëpunim me OJQ Terre des homnes në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë “Diskriminimi, me fokus tek antigjipsizmi”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Bedri Bahtiri, profesor ne Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me kornizën ligjore nacionale dhe ndërkombëtare kundër diskriminimit.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar, prokuror, bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor, si dhe student nga Fakultetit Juridik.

Shpërndaje :