blog-post

Postuar më: 23-09-2026

Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore - vizitë e Gjyqtarëve të sapo emëruar në Institucionin –Shërbimin Sprovues

Më 23 shtator 2026, në kuadër të Programit në vizitat e institucioneve jo gjyqësore për gjyqtarët e gjeneratës së XIV dhe XV është realizuar vizitë në “Shërbimin sprovues”.

Gjyqtarët e sapo emëruar u pritën nga z. Halit Ibrahimi, udhëheqës i zyrës rajonale të shërbimit sprovues në Prizren, i cili gjyqtarëve ua shpalosi rolin e zyrtarit sprovues ne ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative, për të mitur si dhe pjesëmarrja e tij në seanca gjyqësore. Me theks të veçantë u diskutuan ekzekutimet e masave dhe dënimeve alternative për të rritur, përpilimi i planeve dhe programeve të mbikëqyrjes, risocializimi dhe ri integrimi i personave të liruar me kusht Përfitues të kësaj vizite janë 19 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së XIV dhe 18 të gjeneratës së XV 2 prej tyre nga komuniteti serb.

  • gallery

Shpërndaje :