blog-post

Postuar më: 10-04-2025

Dorëzimi i shkresave gjyqësore

Më 10 Prill 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë “Dorëzimi i shkresave gjyqësore”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Skender Çoçaj, Gjyqtar i Gjykatës se Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me Udhëzuesin e KGJK për dorëzimin e shkresave, rregullat e përgjithshme, veprimet fillestare për dorëzimin e shkresave tek pala/marrësi i shkresës, veprimet procedurale të dorëzuesit gjatë dorëzimit të shkresës tek pala/marrësi i shkresës si dhe kthimi i shkresave në Gjykatë.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Inspktor i Lartë Gjyqësor, Zyrtar Inspektues, Asistente Ekzekutive, Zyrtar për Transport, Dorëzues, Roje Sigurimi.

  • gallery

Shpërndaje :