blog-post

Postuar më: 05-06-2024

E drejta detyrimeve

Më me date 05 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë ne bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor ne fushën civile me temë “E drejt e detyrimeve”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Totaj, Kryetar i Gjykatës se Apelit dhe z. Arsim Hamzaj, gjyqtar ne Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kontratat dhe interpretimin e tyre si dhe mbrojtjen gjyqësore ne kontestet nga marrëdhënia e punës sipas Ligjit te punës

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat e Kosovës divizioni Civil, zyrtar nga Agjensioni për ndihme juridike falas dhe zyrtar nga OJQ.

Shpërndaje :