Fazat e procedurës penale
Më 18 Korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me SAEK në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin me temë “Fazat e procedurës penale”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim është z. Naim Abazi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me fazën e hetimit, fazën e ngritjes së aktakuzës dhe deklarimit, fazën e shqyrtimin gjyqësor si dhe fazën e mjetit juridik.
Në fokus të këtij trajnimi ishte analizimi i hollësishëm i legjislacionit vendor lidhur me autorizimet e policisë për ngritjen e kallëzimit penal që ndërlidhen me provat e procedurës se hetimit si dhe provat para ngritjes se aktakuzës
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike
Përfitues të këtij trajnimi janë: bashkëpunëtoret profesional dhe zyrtar ligjor.
Postuar më: 18-07-2023