Integritieti dhe Kodi Etik
Më 25 Maj 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin për stafin administrativ prokurorial me temë “Integritieti dhe Kodi Etik”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim: z. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyren e Kryeprokurorit të Shtetit.
Qëllimi i administratës së sitemit prokurorial në Kosovë, është rritja e cilësisë së performancës profesionale, duke siguruar zbatimin e duhur praktik të parimeve dhe standardeve etike në përputhje me Kodin e Etikës si:
- Profesionalizmi
- Disiplina në punë
- Paanësia
- Pavarësia
- Konfidencialiteti
- Shmangia nga konflikti i interesit dhe nga sjelljet e pa hijshme
- Ndershmëria dhe llogaridhënia.
Metodologjia e trajnimit: Përfshirja në diskutime interaktive, punë në grupe dhe trajtimi i rasteve nga praktika.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Stafi administrativ prokurorial.

Postuar më: 25-05-2026