blog-post

Postuar më: 28-10-2026

Trajtimi i rasteve të shkeljes së të drejtave të punës

Më 28 Tetor 2026, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim ATRC në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Trajtimi i rasteve të shkeljes së të drejtave të punës”.

Gjatë fjalës hyrëse, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu theksoi rëndësinë e shkeljes së të drejtave të punës duke potencuar se mbrojtja e të drejtave të punëtorëve është një shtyllë thelbësore e shtetit të së drejtës dhe e drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës. Gjithashtu z. Fejzullahu shprehu mirënjohjen e thellë ndaj donatorit ATRC për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fuqizimin e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Qerim Ademaj gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është forcimi i mbrojtjes së të drejtave të punës në Kosovë dhe ngritja e efikasitetit në trajtimin e kontesteve të punës nga ana e sistemit të drejtësisë.

Gjatë trajnimit do të përdoren metodat e kombinuara, duke përfshi shpjegimin e shkurtër teorik, diskutimet interaktive, prezantime në PowerPoint. Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe nga niveli Themelor.

  • gallery

Shpërndaje :