blog-post

Postuar më: 29-10-2026

Trajtimi i çështjeve pronësore dhe trashëgimore

Më 29 Tetor 2026, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim ATRC në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Trajtimi i çështjeve pronësore dhe trashëgimore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Qerim Ademaj gjyqtar në Gjykatën Supreme. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është identifikimi, adresimi dhe tejkalimi i sfidave, mangësive dhe dilemave në praktikën gjyqësore dhe institucionale lidhur me të drejtat pronësore dhe trashëgimore, me theks të veçantë te barazia gjinore, mbrojtja e grupeve të cenueshme dhe efikasiteti i zbatimit të ligjit. Metodologjia e trajnimit do të përdoren metodat e kombinuara, duke përfshi shpjegimin e shkurtër teorik, diskutimet interaktive, prezantime në PowerPoint.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe nga niveli Themelor.

  • gallery

Shpërndaje :