Kontratat në Ekonomi
Më 22 Qershor 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është realizuar trajnimi “Kontratat në Ekonomi”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.
Qëllimi i këtij trajnimi do të shërbejë që të: rritet ekspertiza profesionale e gjyqtarëve në këtë fushë, të krijohet praktikë gjyqësore në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe Evropiane dhe praktikat më të mira të shteteve në rajon, avancimin e njohurive për aplikimin e instrumenteve ndërkombëtare që rregullojnë këtë sferë. Programi është hartuar në atë formë që të adresoj dilemat dhe vështirësitë që hasen në praktikën gjyqësore aktuale, përmes diskutimeve të pjesshme teorike, diskutimeve interaktive mes pjesëmarrësve dhe prezantimit të rasteve praktike.
Metodologjia e trajnimit është e dizajnuar në atë formë që përbëhet prej trajtimit teorik dhe prezantimit të rasteve hipotetike dhe rasteve konkrete nga praktika gjyqësore si dhe diskutime për mënyrën e vendosjes meritore për rastet konkrete.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës Komerciale.

Postuar më: 22-06-2026