Krimet e Luftës
Më 11-12 Dhjetor 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare”, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Krimet e Luftës”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z.Yonko Grozev, gjyqtar – Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), z.Valon Kurtaj, gjyqtar – Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special dhe z. Amer Alija, avokat – FDHK.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me bazën ligjore për Krimet e luftës. Gjykimet në mungesë – Standardet Procedurale si dhe Neni 5 dhe 6 ECHR ( Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut).
Metodologjia e trajnimit është zbatuar përmes metodave të ligjërimit teorik dhe praktik dhe të kombinuar si dhe përdorimi i rasteve hipotetike.
Përfitues janë: gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe gjykatat e nivelit themelor, prokuror nga Prokuroria Speciale, bashkëpunëtor profesional nga Gjykata e Apelit dhe gjykatat e nivelit themelor, bashkëpunëtor profesional nga Prokuroria Speciale, dhe zyrtar nga Policia e Kosovës.

Postuar më: 12-12-2025