blog-post

Postuar më: 10-11-2026

Moduli 2 – Platformat elektronike të sistemit gjyqësor

Më datë 10 nëntor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve fillestare obligative për stafin administrativ është duke e realizuar trajnimin me temë “Moduli 2 “ Platformat elektronike të sistemit gjyqësor”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Fidan Sejdiu, Analist i lartë i Teknologjisë Informative për sisteme, znj. Valentina Shabani, Udhëheqëse e Divizionit për Administrimin e Data bazës Qendrore të Evidencës Penale, z. Ardian Berisha, Udhëheqës i Divizionit për Aplikacione SKGJK dhe znj. Valentina Sopjani, Udhëheqëse e zyrës për përkthime.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me sistemin informativ për menaxhimin e lëndëve (SMIL), sistemin qendror të evidencës penale (SQEP), sistemi për audio dhe video incizime të seancave gjyqësore dhe sistemin e centralizuar i përkthimit në sistemin gjyqësor.

Metodologjia e zbatuar gjatë trajnimit është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Staf administrativ nga gjykatat dhe Staf administrativ nga KGJK

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :