blog-post

Postuar më: 10-11-2026

Zbatimi i Ligjit për Azilin dhe Ligjit për Shtetësinë dhe pashtetësinë - dilemat në praktikën administrative dhe gjyqësore

Më 10 nëntor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me UNHCR dhe CRP/K-në, janë duke realizuar trajnimin me temë: “Zbatimi i Ligjit për Azilin dhe Ligjit për Shtetësinë dhe pashtetësinë - dilemat në praktikën administrative dhe gjyqësore”.

Trajnues të angazhuar janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës, z. Islam Sllamniku, trajnues i Përhershëm në Akademinë e Drejtësisë dhe z. Memli Ymeri, Drejtor Ekzekutiv në CRP/K.

Qëllimi i trajnimit: Thellimi dhe avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me zbatimin e legjislacionit vendor dhe standardeve ndërkombëtare në fushën e azilit, mbrojtjes ndërkombëtare, shtetësisë dhe parandalimit të pashtetësisë, përmes trajtimit të dilemave ligjore dhe rasteve nga praktika administrative dhe gjyqësore, me synim vendimmarrjen e drejtë dhe efikase. Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: gjyqtarë nga Gjykata Administrative, bashkëpunëtor profesional nga Gjykata Supreme dhe Gjykata Administrative, si dhe zyrtarë ligjorë nga Gjykata Administrative.

  • gallery

Shpërndaje :