Moduli: Dhuna në familje
Më 03, 04 tetor 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik dy sesione nga moduli “ Dhuna në familje ” në kuadër të kurikulës “ Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Leonora Kadriu, Prokurore në Prokurorinë Themelore Gjilan.
Nga ky modul janë trajtuar: Hetimi, ndjekjen penale gjykimin dhe politikën ndëshkimore, lidhur me veprën penale dhuna në familje dhe inicimi i procedurës për shqiptimin e masave mbrojtëse urdhërit mbrojtës.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të sapo emëruar 2025/2026.

Postuar më: 03-10-2025