blog-post

Postuar më: 22-07-2025

Moduli: Ekspertiza dhe analiza

Me 07-22 korrik 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik gjashtë sesione nga moduli “ Ekspertiza dhe analiza ” në kuadër të kurikulës “Kodi i Procedurës Penale”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Arian Gashi, Prokuror në Prokurorinë e Apelit.

Nga ky modul janë trajtuar: Ekspertimi si veprim procedural në procedurën penale, eksperti dhe pozita procedurale e tij në procedurën penale, ekspertiza si provë në procedurën penale, ekspertimi dhe analizat sipas KPPK dhe llojet e ekspertizave.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të sapo emëruar 2025/2026.

Shpërndaje :